Për pranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr.8672, datë 26.10.2000
Ligji nr. 84/2020, datë 2 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 84/2020
- Data e miratimit
- 2 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 132, 15 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2020-07-15
LIGJ
Nr. 84/2020
PËR PRANIMIN E VENDIMIT II/1 TË PALËVE, QË NDRYSHON
“KONVENTËN E AARHUSIT PËR TË DREJTËN E PUBLIKUT PËR TË PASUR
INFORMACION, PËR TË MARRË PJESË NË VENDIMMARRJE DHE PËR T’IU
DREJTUAR GJYKATËS PËR ÇËSHTJET E MJEDISIT”, RATIFIKUAR ME LIGJIN
NR. 8672, DATË 26.10.2000
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pranohet vendimi II/1 i palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për të drejtën e publikut
për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për
çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjin nr. 8672, datë 26.10.2000, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 2.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11540, datë 9.7.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
KOMBET E BASHKUARA
KËSHILLI EKONOMIK DHE SOCIAL
Distr. E PËRGJITHSHME
ECE/MP.PP/2005/2/Add.2
20 Qershor 2005
ORIGJINALI ANGLISHT
KOMISIONI EKONOMIK PËR EVROPËN
Takim i Palëve të Konventës mbi Aksesin në Informacionin, Pjesëmarrjen Publike në
Vendimmarrje dhe Aksesin në Drejtësi në Çështjet Mjedisore
RAPORT I TAKIMIT TË DYTË TË PALËVE
SHTESË
VENDIMI II/1
ORGANIZMA TË MODIFIKUAR GJENETIKISHT
Miratuar në takimin e dytë të Palëve të mbajtur në Almaty, Kazakistan, më 25–27 maj 2005
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.