Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”
Ligji nr. 90/2020, datë 9 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 90/2020
- Data e miratimit
- 9 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 90/2020
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 46/2018, “PËR KONTROLLIN
SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE
USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË
DYFISHTË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pika 1, e nenit 26, të ligjit nr. 46/2018, ndryshohet si më poshtë:
“1. Për lëshimin e licencave/autorizimeve apo të certifikatave në transferimin ndërkombëtar
të mallrave, personi fizik ose juridik paraqet kërkesën pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të
Eksporteve, me dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim dhe për vlerësim. Këto dokumente,
të cilat i bashkëlidhen kërkesës, përmbajnë të dhëna të sakta për mallrat dhe procedurat e
transferimit ndërkombëtar të tyre, si dhe dokumentet e garancisë origjinale për këto transferta.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11555, datë 17.7.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.