Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
Ligji nr. 89/2020, datë 9 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 89/2020
- Data e miratimit
- 9 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 89/2020
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002, “PËR
LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në fund të nenit 4, të ligjit nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të
shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Për shtetasit që kanë mbushur moshën 75 (shtatëdhjetë e pesë) vjeç, letërnjoftimi elektronik
lëshohet pa afat.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11554, datë 17.7.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.