Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
Ligji nr. 91/2020, datë 9 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 91/2020
- Data e miratimit
- 9 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 91/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E
PASURISË SË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në paragrafin e parë të nenit 1, fjalët “deri në datën 30 shtator 2020” zëvendësohen me fjalët
“deri në datën 31 dhjetor 2020”.
Në nenin 5, fjalët “dhe i shtrin efektet deri në datën 30 shtator 2020” zëvendësohen me fjalët
“dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 3
Miratuar në datën 9.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11556, datë 17.7.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.