Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.
Ligji nr. 133/2015, datë 5 dhjetor 2015, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 17 shkurt 2025.
- Numri
- 133/2015
- Data e miratimit
- 5 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 255, 31 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 255, datë 2015-12-31
Fletorja Zyrtare
Viti 2015 – Numri 255
LIGJ
Nr. 133/2015
PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE
PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË
KOMPENSIMIT TË PRONAVE
Në mbështetje të neneve 41, 78, 83, pika 1,
dhe 181 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a) rregullimin dhe shpërblimin e drejtë të
çështjeve të së drejtës së pronësisë që kanë lindur
nga shpronësimet, shtetëzimet ose konfiskimet, në
përputhje me nenin 41 të Kushtetutës dhe nenin 1
të Protokollit 1 të Konventës Europiane për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive
Themelore;
b) krijimin dhe administrimin e Fondit të
Kompensimit, që do të shërbejë për kompensimin
e pronave;
c) përcaktimin e procedurave për trajtimin
e pronës e përfundimin e procesit të kompensimit
të pronave, si dhe të organeve administrative të
ngarkuara për realizimin e tyre.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) përfundimi, në përputhje me këtë ligj, i
procesit të trajtimit nëpërmjet njohjes dhe
kompensimit të pronave të subjekteve, të cilave u
janë shpronësuar, shtetëzuar ose konfiskuar pronat,
sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale
të gjykatave ose të marra me çdo mënyrë tjetër të
padrejtë nga shteti komunist prej datës 29.11.1944;
b) rregullimi dhe shpërblimi i drejtë i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 nëntor 2022 · 77/2022 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015, "Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave"
- 17 shkurt 2025 · 12/2025 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.