Për ratifikimin e konventës shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS)
Ligji nr. 93/2020, datë 16 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 93/2020
- Data e miratimit
- 16 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 140, 30 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2020-07-30
LIGJ
Nr. 93/2020
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SHUMËPALËSHE (MLI) PËR ZBATIMIN E MASAVE QË LIDHEN ME MARRËVESHJET TATIMORE PËR PARANDALIMIN E EROZIONIT TË BAZËS DHE TRANSFERIMIT TË FITIMEVE (BEPS)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet konventa shumëpalëshe (MLI) për zbatimin e masave që lidhen me marrëveshjet tatimore për parandalimin e erozionit të bazës dhe transferimit të fitimeve (BEPS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Republika e Shqipërisë për konventën shumëpalëshe, të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, paraqet rezervat dhe njoftimet sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11565, datë 24.7.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
KONVENTË SHUMËPALËSHE
PËR ZBATIMIN E MASAVE QË LIDHEN ME MARRËVESHJET TATIMORE PËR PARANDALIMIN E EROZIONIT TË BAZËS DHE TRANSFERIMIT TË FITIMEVE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.