Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 "Për Diasporën"

Ligji nr. 92/2020, datë 16 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2020
Data e miratimit
16 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 139, 29 korrik 2020
Hyn në fuqi
13 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2020-07-29

LIGJ

Nr. 92/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 16/2018 “PËR

DIASPORËN”

Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 68 të

Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 16/2018 “Për diasporën” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:

“6. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët”.

Pika 6 e këtij neni bëhet pika 7.

Pika 7 e këtij neni bëhet pika 8.

Pika 8 e këtij neni bëhet pika 9.

Pika 9 e këtij neni bëhet pika 10.

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 4/1

Komiteti Shtetëror për Diasporën

Komiteti Shtetëror për Diasporën është organ konsultativ i Këshillit të Ministrave për

bashkërendimin e politikave dhe veprimtarive shtetërore në fushën e diasporës. Ai drejtohet nga

Kryeministri. Krijimi, organizimi, mënyra e funksionimit të Komitetit Shtetëror për Diasporën

miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:

Shkronja “ë” ndryshohet me këtë përmbajtje:

“ë) propozon dhënien e bursave studentëve nga komunitetet shqiptare të diasporës për të

studiuar në universitetet e Republikës së Shqipërisë. Ato miratohen me vendim të Këshillit të

Ministrave.”.

Shkronja “ë” e këtij neni bëhet shkronja “f”.

Në nenin 9 shkronja “d” ndryshohet me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.