Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9357, datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të ndryshuar
Ligji nr. 97/2020, datë 23 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 97/2020
- Data e miratimit
- 23 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 24 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 8 shtator 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2020-08-24
LIGJ
Nr. 97/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9357, DATË 17.3.2005,
“PËR STATUSIN E PUNONJËSIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9357, datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”,
të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 2 e nenit 3 shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në fund të shkronjës “b” shtohen fjalët “brenda dhe jashtë vendit”.
2. Në shkronjën “f” fjalët “i Shërbimit Informativ Ush tarak” zëvendësohen me fjalët “ në
strukturat e inteligjencës së mbrojtjes”.
3. Pas shkronjës “f”, shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje:
“g) koha si punonjës në struktura të veçanta në SHISH. Procedura për njohjen e vjetërsisë në
punë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Në pikën 4, të nenit 5, fjalët “botohet në dy gazeta kombëtare me tirazh të madh” zëvendësohen
me fjalët “publikohet në faqen zyrtare të SHISH-it”.
Neni 4
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
Kursi bazë
1. Në Shërbimin Informativ të Shtetit organizohet kursi bazë për formimin profesional të
punonjësve.
2. Shtetasi, i cili pranohet në Shërbimin Informativ të Shtetit për t’u trajnuar në kursin bazë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.