Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023)

Ligji nr. 99/2020, datë 23 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
99/2020
Data e miratimit
23 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 145, 6 gusht 2020
Hyn në fuqi
21 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 145, datë 2020-08-06

LIGJ

Nr. 99/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES DYPALËSHE NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS

ZVICERANE PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL NË SHQIPËRI (FAZA 4,

2019–2023)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

dhe Konfederatës Zvicerane për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (Faza 4, 2019–2023),

sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.7.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11576, datë 3.8.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

MARRËVESHJE DYPALËSHE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

KONFEDERATËS ZVICERANE PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT RAJONAL NË

SHQIPËRI

FAZA 4, 2019–2023

Me qëllim forcimin e marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve;

Në përputhje me dhe në zbatim të Marrëveshjes Kuadër lidhur me bashkëpunimin teknik,

të Ministrave të

financiar dhe humanitar ndërmjet Këshillit Federal Zviceran dhe Këshillit

Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 11 maj 2007;

Respektimi i parimeve demokratike dhe i të drejtave themelore të njeriut – siç përcaktohet në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.