Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar

Ligji nr. 101/2020, datë 23 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
101/2020
Data e miratimit
23 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 4 gusht 2020
Hyn në fuqi
19 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2020-08-04

LIGJ

Nr. 101/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 019, DATË 29.12.2008,

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 shtohen pikat me këtë përmbajtje:

“26. “Gjini e nënpërfaqësuar” është gjinia me tradicionalisht numrin më të vogël të anëtarëve

në Kuvend ose, sipas rastit, në këshillat vendorë në rang vendi.

27. “Identifikimi elektronik” është identifikimi i zgjedhësit nëpërmjet verifikimit të të dhënave

personale nga leximi me pajisje dhe përqasja e tyre me bazën elektronike të të dhënave për listën

e zgjedhësve të qendrës së votimit, si dhe regjistrimi në pajisje i shenjave daktiloskopike.

28. “Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzimet e bëra nga ose në emër të një subjekti

zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e tij, ose të një kandidati të pavarur, të cilat kryhen

për të promovuar fushatën e vet ose për të dëmtuar fushatën e një subjekti tjetër, përfshirë

kandidatët e tij, pavarësisht datës se kur janë kryer.

29. “Votim për të tretët” është votimi kur zgjedhësi voton në emër dhe për llogari të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.