Ligj

Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë

Ligji nr. 96/2020, datë 23 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
96/2020
Data e miratimit
23 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 7 gusht 2020
Hyn në fuqi
22 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2020-08-07

LIGJ

Nr. 96/2020

KODI AJROR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË1

Në mbështetje të neneve 81 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KAPITULLI I

OBJEKTI, SUBJEKTET DHE PARIMET E PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky Kod ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore të Republikës së

Shqipërisë dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e transportit ajror.

Neni 2

Parime të përgjithshme

1. Republika e Shqipërisë ka sovranitet të plotë dhe ekskluziv në hapësirën ajrore mbi

territorin e saj.

2. Përdorimi i hapësirës ajrore shqiptare është i lirë për sa kohë nuk është i kufizuar nga

legjislacioni kombëtar shqiptar dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e

Shqipërisë.

3. Hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë, në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare,

organizohet në kuadër të përdorimit të një qielli të përbashkët evropian.

Neni 3

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- Rregulloren (BE) 2018/1139 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 4 korrik 2018 “Mbi rregullat e përbashkëta në

fushën e aviacionit civil dhe krijimin e një Agjencie të Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, dhe që ndryshon Rregulloret (KE)

nr. 2111/2005, (KE) nr. 1008/2008, (BE) nr. 996/2010, (BE) nr. 376/2014 dhe direktivat 2014/30/BE dhe 2014/53/BE

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.