Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Ligji nr. 100/2020, datë 23 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
100/2020
Data e miratimit
23 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 145, 6 gusht 2020
Hyn në fuqi
21 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 145, datë 2020-08-06

LIGJ

Nr. 100/2020

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR

USHTARAK NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË DHE

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet qeverisë së Republikës

së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet

këtij ligji.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 23.7.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11577, datë 3.8.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI FINANCIAR USHTARAK

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË DHE KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

PREAMBULË

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (më

poshtë quhen “Pala” vetëm dhe “Palët” së bashku), me synim fuqizimin e mëtejshëm të

bashkëpunimit ushtarak brenda kuadrit të marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore dhe për të

kontribuar në ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kanë rënë

dakord për çështjet e mëposhtme.

Neni I

Qëllimi

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është përcaktimi i bazës së alokimit të burimeve të alokuara, por

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.