Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 110/2020, datë 28 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 110/2020
- Data e miratimit
- 28 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 6 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2020-08-06
LIGJ
Nr. 110/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nënndarjes “ii” të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 122 shtohet fjalia me këtë
përmbajtje:
“Masa e bllokimit të veprimtarisë hiqet para afatit 30-ditor nëse tatimpaguesi paguan dënimin
sipas këtij paragrafi;”.
Neni 2
Në kreun XV, pas pikës 5 të nenit “Dispozita kalimtare” shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Pajisjet fiskale, të ofruara nga shoqëritë e autorizuara, me të cilat janë pajisur tatimpaguesit
para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vijojnë të funksionojnë dhe të mirëmbahen nga këto shoqëri
për aq sa nuk bien në kundërshtim me ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit
të qarkullimit”.
Deri në datën e fillimit të efekteve juridike, sipas nenit 48 të ligjit nr. 87/2019, shoqëritë që
kanë qenë të autorizuara, sipas vendimit nr.781, datë 14.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të
i autorizimit përpara apo gjatë periudhës kalimtare,
ndryshuar, dhe iu ka përfunduar afati
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.