Për shtetësinë
Ligji nr. 113/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 maj 2026.
- Numri
- 113/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 174, 29 shtator 2020
- Hyn në fuqi
- 14 tetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2020-09-29
LIGJ
Nr. 113/2020
PËR SHTETËSINË
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “b”, e 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti
ligji është përcaktimi
rifitimin e humbjen e shtetësisë shqiptare.
i këtij
i parimeve, procedurave dhe rregullave për fitimin,
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Fëmijë” është i njëjti kuptim sipas përkufizimit të bërë në ligjin për të drejtat dhe
mbrojtjen e fëmijës.
b) “Ministri” është ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.
c) “Ministria” është ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike.
ç) “Natyralizim” është mënyra e fitimit të shtetësisë shqiptare nga çdo person i huaj apo pa
shtetësi, që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë ligj dhe shpreh dëshirën për të qenë shtetas
shqiptar.
d) “Origjinë” është lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të
paralindurin me shtetësi shqiptare.
dh) “Person pa shtetësi” ka të njëjtin kuptim sipas përkufizimit të dhënë në ligjin nr. 9057,
datë 24.04.2003, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Statusin e
Personave pa Shtetësi”.
e) “Refugjat dhe person në mbrojtje plotësuese” është i njëjti kuptim sipas përkufizimit në
ligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 2 maj 2024 · 77/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, "Për shtetësinë"
- 8 maj 2026 · 49/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.