PËR MIRATIMIN ME DISA NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.295, DATË 15.9.1992 "PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MJETEVE MOTORIKE PËR PËRGJEGJËSINË NDAJ PERSONAVE TË TRETË"
Ligji nr. 7641, datë 1 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 18 janar 2001.
- Numri
- 7641
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 1 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28
LIGJ
Nr.7641, datë 1.12.1992
PËR MIRATIMIN ME DISA NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.295, DATË 15.9.1992 "PËR
SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MJETEVE MOTORIKE PËR PËRGJEGJËSINË NDAJ
PERSONAVE TË TRETË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 20.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të miratojë dekretin nr.295, datë 15.9.1993 "Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të
mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë" me këto ndryshime:
- Neni 5 i dekretit ndryshohet si vijon:
"Siguruesi e pajis mbajtësin e mjetit motorik, në kohën e lidhjes së kontratës së sigurimit, me
modelin "Vërtetimi miqësor i ngjarjes - Njoftimi i rastit të sigurimit", si dhe me shenjë dalluese e cila
mban emrin e siguruesit, numrin e targës së regjistrimit të mjetit motorik dhe afatin e vlefshmërisë së
kontratës së sigurimit.
Siguruesi e pajis mbajtësin e mjetit motorik, në fund të periudhës së treguar në kontratën e
sigurimit, me modelin e "Dëshmisë së rrezikut".
Forma dhe përmbajtja e "Vërtetimit miqësor të ngjarjes Njoftimi i rastit të sigurimit", i
"Dëshmisë së rezikut", i shenjës dalluese, mënyra dhe vendi i vendosjes së kësaj të fundit, përcaktohen
nga ministri i Financave dhe i Ekonomisë".
- Pas nenit 9 të dekretit shtohen 2 nene, përkatësisht neni 9/1 dhe neni 9/2, si më poshtë:
Neni 9/1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 janar 2001 · 8729 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7641, DATË 1.12.1992 “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.295, DATË 15.9.1992 “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MBAJTËSVE TË MJETEVE MOTORIKE, PËR PËRGJEGJËSINË NDAJ PERSONAVE TË TRETË
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.