Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve
Ligji nr. 13/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 16 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 3 mars 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2026-02-16
LIGJ
Nr. 13/2026
PËR IMPORTIN, EKSPORTIN DHE TRANSITIN E ARMËVE TË ZJARRIT,
TË KOMPONENTËVE TË TYRE KRYESORË DHE TË MUNICIONEVE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim vendosjen e një regjimi të posaçëm kontrolli mbi importin, eksportin dhe transitin e mallrave të listuara, sipas shtojcës I bashkëlidhur këtij ligji, me qëllim shmangien e prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit, të pjesëve e të komponentëve të tyre dhe të municioneve.
Neni 2
Objekti
Ky ligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për dhënien e autorizimeve për importin dhe eksportin e mallrave të listuara, sipas shtojcës I bashkëlidhur këtij ligji, dhe marrjen e masave për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të pjesëve e të komponentëve të tyre dhe të municioneve.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Armë zjarri” është një armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për armët.
2. “Armë zjarri gjysmë të përfunduara” janë armët e zjarrit që nuk janë gati për t’u përdorur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë formë apo strukturë të përafërt me armët përkatëse të zjarrit të përfunduara, përdoren, përveçse në raste të jashtëzakonshme, vetëm për të prodhuar armët përkatëse të zjarrit të përfunduara;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.