Akt normativ

Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)

Akti normativ nr. 1/2019, datë 20 mars 2019, nga Ministria e Mbrojtjes. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 21 qershor 2023.

Numri
1/2019
Data e miratimit
20 mars 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 26 mars 2019
Hyn në fuqi
26 mars 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2019-03-26

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 20.3.2019

PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË

SUDANIN E JUGUT (UNMISS)

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pjesëmarrjen e 2 (dy) ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në

Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS), në Republikën e Sudanit të Jugut.

Neni 2

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është mbështetja dhe

dhënia e kontributit në Shtabin Rajonal të Forcës Mbrojtëse të Organizatës së Kombeve të

Bashkuara në Juba, kryeqytet i Republikës së Sudanit të Jugut.

Neni 3

Ushtarakët, të cilët do të marrin pjesë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut

(UNMISS), për ditët e qëndrimit në këtë mision do të marrin, veç pagës mujore, edhe dietë ditore

për vështirësi shërbimi, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Erion Braçe

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 qershor 2023 · 3/2023 · Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.