Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 10/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10/2026
Data e miratimit
28 janar 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 13 shkurt 2026
Hyn në fuqi
28 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2026-02-13

LIGJ

Nr. 10/2026

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 115/2016,

“PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “a”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, bëhen

shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:

Neni 1

“Neni 1/1

Përkufizime

Për qëllim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Pasuri” janë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë ose

jashtë saj sipas parashikimit të nenit 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2013, “Për deklarimin dhe

kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i

ndryshuar, që janë në pronësi, posedim ose në përdorim të kandidatit.

b) “Person i lidhur” është bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmija madhor i kandidatit, i cili

për shkak të kësaj marrëdhënieje u nënshtrohet detyrimeve të parashikuara në këtë ligj.

c) “Persona të tjerë të lidhur” janë personat e afërt deri në shkallë të dytë, personi i besuar, drejtuesi

dhe ortakët e shoqërisë në të cilën kandidati ose personat e lidhur me të zotërojnë drejtpërdrejt ose

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.