Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale”
Ligji nr. 5/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 6 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 21 shkurt 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2026-02-06
LIGJ
Nr. 5/2026
PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR. 5/2024 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT
TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE,
“PËR ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË
INTELEKTUALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet vendimi nr. 5/2024 i Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të
Evropës Qendrore, “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale”, sipas tekstit që
i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.1.2026.
Shpallur me dekretin nr. 46, datë 4.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
VENDIM
I KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË
EVROPËS QENDRORE NR. 5/2024, “MBI ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË
PRONËSISË INTELEKTUALE”, MIRATUAR MË 9 TETOR 2024
Hyrje
Komiteti i Përbashkët,
në përputhje me aneksin 1 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Zgjerimin e Marrëveshjes së
Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, të miratuar më 19 dhjetor 2006 (në vijim e referuar si
“CEFTA 2006”);
në përputhje me nenet 37 dhe 38 të CEFTA 2006, sipas të cilës, Palët e CEFTA-s do të ofrojnë
dhe sigurojnë mbrojtje të përshtatshme dhe të efektshme për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.