Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të lidhura me to, bërë në Gjenevë më 24 maj 2024
Ligji nr. 4/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 4/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 6 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 21 shkurt 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2026-02-06
LIGJ
Nr. 4/2026
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN PËR
PRONËSINË INTELEKTUALE, BURIMET GJENETIKE DHE NJOHURITË
TRADICIONALE TË LIDHURA ME TO, BËRË NË GJENEVË MË 24 MAJ 2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe
Njohuritë Tradicionale të lidhura me to, bërë në Gjenevë më 24 maj 2024, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.1.2026.
Shpallur me dekretin nr. 45, datë 4.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
TRAKTATI I WIPO-s
MBI PRONËSINË INTELEKTUALE, BURIMET GJENETIKE DHE NJOHURITË
TRADICIONALE TË LIDHURA ME TO, MIRATUAR NË GJENEVË MË 24 MAJ 2024
TABELA E PËRMBAJTJES*
Neni 1: Objektivat
Neni 2: Lista e termave
Neni 3: Kërkesa për zbulim informacioni
Neni 4: Mungesa e fuqisë prapavepruese
Neni 5: Sanksionet dhe mjetet juridike
Neni 6: Sistemet e informacionit
Neni 7: Marrëdhënia me marrëveshjet e tjera ndërkombëtare
Neni 8: Rishikimi
Neni 9: Parimet e përgjithshme për zbatim
Neni 10: Asambleja
Neni 11: Byroja Ndërkombëtare
Neni 12: Kushtet për t’u bërë Palë
Neni 13: Ratifikimi dhe aderimi
Neni 14: Redaktimi
Neni 15: Ndryshimi i neneve 10 dhe 11
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.