Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente

Ligji nr. 3/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
3/2026
Data e miratimit
28 janar 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 6 shkurt 2026
Hyn në fuqi
6 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2026-02-06

UDHËZIM

Nr. 3, datë 25.9.2026

PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS, PËRMBAJTJES DHE MËNYRËS SË

DORËZIMIT TË DEKLARATËS SË VEPRIMTARISË SË LOBIMIT

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 18, të ligjit nr. 12/2026, datë 28.1.2026, “Për lobimin në

Republikën e Shqipërisë” (në vijim “Ligji”), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe

Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”),

UDHËZON:

1. Miratohet formulari standard “Deklarata e veprimtarisë së lobimit”, sipas aneksit A,

bashkëlidhur këtij udhëzimi dhe pjesë përbërëse e tij. Deklarata e veprimtarisë së lobimit

paraqitet sipas këtij formulari.

2. Formulari standard “Deklarata e veprimtarisë së lobimit” plotësohet në mënyrë të plotë,

të saktë dhe të lexueshme dhe nënshkruhet nga lobisti ose nga personi i autorizuar ligjërisht

për ta përfaqësuar atë. Lobisti mban përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të

deklaruara.

3. Kur deklarata e veprimtarisë së lobimit është e paplotë ose përmban mospërputhje me të

dhënat e regjistruara në Regjistrin e Lobimit, Komisioneri njofton lobistin për plotësimin ose

korrigjimin e saj, duke përcaktuar mangësitë ose pasaktësitë që duhet të plotësohen ose

korrigjohen.

4. Lobisti plotëson ose korrigjon deklaratën dhe e riparaqet atë pranë Komisionerit brenda

10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

5. Lobisti paraqet deklaratën e veprimtarisë së lobimit çdo 6 (gjashtë) muaj, në përputhje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.