Për lobimin në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 12/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 12/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 16 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 3 mars 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2026-02-16
LIGJ
Nr. 12/2026
PËR LOBIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon mënyrën dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së lobimit, si dhe organizimin,
integritetit dhe
regjistrimin dhe mbikëqyrjen e tij, me qëllim sigurimin e transparencës,
përgjegjshmërisë gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në proceset e
vendimmarrjes publike, duke rregulluar ushtrimin e aktiviteteve të lobimit pranë institucioneve
publike të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet për përfshirjen në veprimtari lobimi të:
a) anëtarëve të Kuvendit gjatë ushtrimit të veprimtarisë legjislative;
b) anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe funksionarëve politikë pranë tyre;
c) zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve të organeve publike që ushtrojnë funksione vendimmarrëse;
ç) funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar në nivel vendor, si dhe punonjësve të njësive të
vetëqeverisjes vendore që ushtrojnë funksione vendimmarrëse.
2. Zyrtarët e përfshirë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura ndalohen të
përfshihen në veprimtari lobimi, sipas legjislacionit të posaçëm në fuqi, gjatë ushtrimit të funksioneve
të tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.