Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin
Ligji nr. 102/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 102/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 174, 29 shtator 2020
- Hyn në fuqi
- 14 tetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2020-09-29
LIGJ
Nr. 102/2020
PËR ZHVILLIMIN RAJONAL DHE KOHEZIONIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e parimeve bazë të përgjegjësive dhe të rregullave për
zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
a) të përcaktojë instrumentet e posaçme dhe kuadrin institucional e financiar për zhvillimin
rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë;
b)
të përcaktojë kuadrin strategjik dhe institucional
të politikave afatgjata
zhvillimore rajonale në zbatim të politikave kombëtare, duke siguruar nxitjen e zhvillimit të
balancuar ekonomik, shoqëror e kulturor rajonal;
të hartimit
c) të sigurojë që autoritetet politikëbërëse të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre planifikuese
për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të rajoneve;
ҫ) të sigurojë harmonizimin e strategjive sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimore
rajonale, duke e mbështetur atë edhe me buxhetin përkatës.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
1. “Autoritet menaxhues” është autoriteti
operacional për zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
i ngarkuar me ligj për zbatimin e programit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.