Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 111/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2020
Data e miratimit
29 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 29 shtator 2020
Hyn në fuqi
14 tetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2020-09-29

LIGJ

Nr. 111/2020

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8743, DATË 22.2.2001, “PËR PRONAT E

PALUAJTSHME TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 41, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, bëhen

shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:

“ç) “bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar

sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, e cila është pronë

publike e patjetërsueshme.”.

Neni 2

Në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 3 pas fjalëve “vija bregdetare për të hyrë në tokë”

shtohen fjalët “bregu i detit”.

Pas nenit 16 shtohet neni 16/1 me këtë përmbajtje:

Neni 3

“Neni 16/1

Pronat e shtetit në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, që u kalojnë

me destinacion palëve të treta

Pronat e paluajtshme të shtetit, të cilat u kanë kaluar në përgjegjësi administrimi institucioneve

qendrore, sipas dispozitave të këtij ligji, për t’u vendosur në dispozicion të subjekteve të së

drejtës private, që synojnë realizimin e një interesi publik pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që

funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse, përdoren për aq kohë sa

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.