Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 106/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 106/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 26 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 10 shtator 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2020-08-26
LIGJ
Nr. 106/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN
MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1 të nenit 16, “Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin”, bëhen ndryshimet e
mëposhtme:
1. Në shkronjën “a”, fjalët “dhe që janë të regjistruar për TVSH-në” zëvendësohen me fjalët
“me të ardhura mbi 8 000 000 lekë në vit”.
2. Në shkronjën “c” hiqen fjalët “kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar”.
Neni 2
Pika 1 e nenit 28, “Shkalla tatimore”, ndryshohet si më poshtë:
“1. Shkalla e tatimit mbi fitimin është:
a) 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit.
b) 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar
2021.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 29.7.2020.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.