Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 107/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 107/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 26 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2020-08-26
LIGJ
Nr. 107/2020
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet shtesa e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 8/1, pas pikës 10 shtohet pika 10.1 me këtë përmbajtje:
“10.1 Pagat dhe shpërblimet e çdo lloji të sportistëve, që kanë kontrata të rregullta me klubet
sportive, të cilat njihen nga federatat përkatëse sportive, të përfituara gjatë periudhës 1 janar 2021
deri më 31 dhjetor 2022.”.
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2021.
Neni 2
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 29.7.2020.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.