Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”
Ligji nr. 105/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 105/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 26 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 10 shtator 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2020-08-26
LIGJ
Nr. 105/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 79/2017 “PËR SPORTIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 7 të nenit 3 shtohet pika 7/1 me këtë përmbajtje:
“7/1. “Karta e tifozit” është një marrëveshje ndërmjet
tifozëve dhe organizatës sportive, e
cila përcakton të drejtat dhe detyrimet e organizatës sportive ndaj tifozëve të saj dhe anasjelltas,
sanksionet bazë për rastet e shkeljes së kësaj marrëveshjeje, si dhe rregullat për mbarëvajtjen e
veprimtarisë sportive brenda e jashtë vendit.”.
Neni 2
Në nenin 7, “Sporti në Republikën e Shqipërisë”, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Sporti në Republikën e Shqipërisë është një veprimtari me interes publik.”.
Neni 3
Neni 13, “Financimi i organizatave sportive”, ndryshohet si më poshtë:
“1. Federatat sportive, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Organizata Kombëtare
të
Antidoping financohen me fonde të dhëna nga buxheti
parashikuara në buxhetin e shtetit, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.
i shtetit në formë transferte,
2. Financimi
i
Organizatës Kombëtare Antidoping përcaktohet me udhëzim të përbashkët
përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për sportin.
federatave sportive olimpike, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe
të ministrit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.