Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 8/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 13 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2026-02-13
LIGJ
Nr. 8/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995,
“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 6 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në titullin e nenit hiqen fjalët “të kryera nga shtetas shqiptarë”.
2. Në paragrafin e parë pas togfjalëshit “shtetas shqiptarë” shtohet togfjalëshi “tërësisht ose
pjesërisht”.
3. Në paragrafin e dytë pas fjalës “shqiptar” shtohen fjalët “ose për një shtetas të huaj apo person
pa shtetësi me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë”.
4. Fjalia e dytë e paragrafit të dytë ndryshohet si më poshtë:
“Kushti për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e shtetit tjetër nuk zbatohet në rastet e:
a) krimeve të korrupsionit në sektorin publik;
b) ushtrimit të ndikimit të paligjshëm;
c) trafikimit të qenieve njerëzore;
1 “Ky ligj është përafruar plotësisht me:
1. 2001/500/JHA: Vendimi kuadër i Këshillit i 26 qershorit 2001 mbi pastrimin e parave, identifikimin, gjurmimin,
ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e instrumenteve dhe të ardhurave nga krimi, numri CELEX 32001F0500 , Fletorja
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.