Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit
Ligji nr. 108/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 108/2020
- Data e miratimit
- 29 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 7 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2020-08-07
LIGJ
Nr. 108/2020
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 87/2019 “PËR FATURËN DHE SISTEMIN
E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pika 2 e nenit 48 të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”
ndryshohet si më poshtë:
“2. Përjashtimisht pikës 1 të këtij neni, në varësi të llojit të transaksionit, ky ligj i fillon efektet
sipas grafikut të përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike:
a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e
këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1
korrik 2021.
c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo
qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.7.2020
Shpallur me dekretin nr. 11582, datë 5.8.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.