Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare"

Ligji nr. 109/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
109/2020
Data e miratimit
29 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 7 gusht 2020
Hyn në fuqi
22 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2020-08-07

LIGJ

Nr. 109/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 4/2020, “PËR

SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE

FINANCIARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 11 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:

“2. Përjashtimisht për shkëmbimin e parë automatik, autoriteti kompetent shkëmben

informacion me juridiksionet e tjera kompetente brenda datës 31.12.2020.”.

Neni 2

Pika 1 e nenit 19 ndryshohet si më poshtë:

“1. Përjashtimisht për raportimin e parë,

institucioni financiar raportues, pas aplikimit të

procedurave të vigjilencës së duhur, raporton brenda datës 15 nëntor 2020 për të gjitha llogaritë

e raportueshme ekzistuese në datën 1.1.2019, si dhe llogaritë e raportueshme të hapura përgjatë

vitit 2019, sipas detyrimit të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.”.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 29.7.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11583, datë 5.8.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.