Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45, datë 30.4.2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”

Ligji nr. 114/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
114/2020
Data e miratimit
29 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 154, 26 gusht 2020
Hyn në fuqi
10 shtator 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2020-08-26

LIGJ

Nr. 114/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 45, DATË 30.4.2015 “PËR TË

DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 45, datë 30.4.2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të

Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Ky ligj zbatohet për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të

Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944 deri në

ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha

arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë dhe që lidhen me veprat penale politike të

parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të

dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar, pavarësisht nëse është dhënë ose jo një dënim

për këto vepra nga organet kompetente të regjimit komunist.”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“Autoriteti” është Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit

të Shtetit, organ

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.