Ligj

Për regjistrin e pronarëve përfitues

Ligji nr. 112/2020, datë 29 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 janar 2022.

Numri
112/2020
Data e miratimit
29 korrik 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 149, 13 gusht 2020
Hyn në fuqi
28 gusht 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 149, datë 2020-08-13

1 Ky projektligj është përafruar pjesërisht me direktivën (BE) 2015/849 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë

20 maj 2015, “Për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave ose financimit të

terrorizmit, që ndryshon rregulloren (BE) nr. 648/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, dhe që shfuqizon

direktivën 2005/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe direktivën e Komisionit 2006/70/KE”, e

ndryshuar”. Numri CELEX 32015L0849, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 141, datë 5.6.2015, f.

73–117

LIGJ

Nr. 112/2020

PËR REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të

regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve

Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të

pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për subjektet raportuese, personat juridikë të regjistruar në Republikën

e Shqipërisë si më poshtë:

a) shoqëritë më përgjegjësi të kufizuar;

b) shoqëritë aksionare;

c) shoqëritë kolektive;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 4 maj 2021 · 55/2021 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 12, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues"
  2. 27 janar 2022 · 6/2022 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.