Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 115/2020, datë 30 korrik 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 115/2020
- Data e miratimit
- 30 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 24 gusht 2020
- Hyn në fuqi
- 8 shtator 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2020-08-24
LIGJ
Nr. 115/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998,
“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 64, ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 64
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë,
të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh
proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar.
2. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë subjektet zgjedhore që arrijnë pragun
kombëtar.
3. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave
shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave
zgjedhore, pragun kombëtar, numrin e mandateve për secilën zonë, shpërndarjen e
mandateve dhe masën e shtrirjes së votimit parapëlqyes përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e
listës shumemërore dhe të sigurojë përfaqësim gjinor.”.
Neni 2
Pika 1, e nenit 68, ndryshohet si më poshtë:
“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga
zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.