Për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës”, ratifikuar me ligjin nr. 100/2017
Ligji nr. 117/2020, datë 17 shtator 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 117/2020
- Data e miratimit
- 17 shtator 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 171, 25 shtator 2020
- Hyn në fuqi
- 10 tetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2020-09-25
LIGJ
Nr. 117/2020
PËR DENONCIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E
PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS”, RATIFIKUAR
ME LIGJIN NR. 100/2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pikat 1 dhe 4, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Denoncohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për
Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, ratifikuar me ligjin nr.
100/2017.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.9.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11738, datë 22.9.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
Numri i referencës: 22304
22.4.2020
Data:
Bashkëlidhur……………….
SFD
Fondi Saudit për Zhvillim
MESAZH ME FAKS
Drejtuar:
SH.T. Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Republika e Shqipërisë
Numri i faksit:
(+35542228405)
LËNDA:
Përfundimi/Zgjidhja e Marrëveshjes së Huas me Fondin Saudit për Zhvillim nr.
03/693 (Projekti për Rehabilitimin e Rrugës së Lumit të Vlorës)
Bashkëlidhur
KOMENTE
PËRGATITUR NGA
/Nënshkrimi/
MIRATUAR NGA
/Nënshkrimi/
+966 11 4647450 +966 11 279 4000
P.O Box 50483- Riyadh 11523- Kingdom of Saudi Arabia- Tel+966 11 279 4000 Faks:+966 11 4647450 www.sfd.gov.sa
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.