Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në amendamentin Doha të protokollit të Kiotos së Konventës kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, aderuar me ligjin nr. 9334, datë 16.12.2004

Ligji nr. 116/2020, datë 17 shtator 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
116/2020
Data e miratimit
17 shtator 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 171, 25 shtator 2020
Hyn në fuqi
10 tetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2020-09-25

LIGJ

Nr. 116/2020

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AMENDAMENTIN DOHA TË PROTOKOLLIT TË KIOTOS SË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE, ADERUAR ME LIGJIN NR. 9334, DATË 16.12.2004

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në amendamentin Doha të protokollit të Kiotos së Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, aderuar me ligjin nr. 9334, datë 16.12.2004, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.9.2020.

Shpallur me dekretin nr. 11737, datë 22.9.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

AMENDAMENTI I DOHËS I PROTOKOLLIT TË KIOTOS

Neni 1: Amendamenti

A. Shtojca B e Protokollit të Kiotos

Tabela e mëposhtme do të zëvendësojë tabelën e shtojcës B të protokollit:

1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6

Pala | Kufizimi i emetimit sasior ose angazhimit reduktues (2008-2012) (përqindja e vitit apo periudhës bazë) | Kufizimi i emetimit sasior ose angazhimit reduktues (2013-2020) (përqindja e vitit apo periudhës bazë) | Viti i referencës1 | Kufizimi i emetimit sasior ose angazhimit reduktues (2013-2020) (shprehur si përqindje e vitit të referencës) 1 | Zotimet për uljen e gazit serë deri në vitin 2020)2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.