Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 118/2020, datë 5 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
118/2020
Data e miratimit
5 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 191, 3 nëntor 2020
Hyn në fuqi
18 nëntor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2020-11-03

LIGJ

Nr. 118/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008,

“KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 7 fjalët “organi më i

lartë shtetëror i përhershëm” zëvendësohen me fjalët

“institucioni shtetëror”.

2. Pika 22 ndryshohet si më poshtë:

“‘Zgjedhje të pjesshme’ janë zgjedhjet që kryhen në një apo më shumë njësi të qeverisjes

vendore për kryetarin e bashkisë ose për këshillin bashkiak, kur mbetet vakant posti i kryetarit të

bashkisë ose kur shpërndahet para kohe këshilli bashkiak.”.

Neni 2

Në nenin 6 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në fjalinë e parë të pikës 1 fjalët “parti politike apo kandidat i propozuar nga zgjedhësit, i

regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor,” zëvendësohen me fjalët “subjekt zgjedhor”.

2. Në pikën 6 fjalët “sipas pikave 1 dhe 3” bëhen “sipas pikës 1”.

Neni 3

Në nenin 10 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 1 fjalët “pikat 1 dhe 2” bëhen “pikat 3 dhe 4”.

2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“Për efekt të caktimit të datës së zgjedhjeve, kohëzgjatja e mandatit të organeve të qeverisjes

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.