Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar
Ligji nr. 119/2020, datë 7 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 119/2020
- Data e miratimit
- 7 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 9 nëntor 2020
- Hyn në fuqi
- 24 nëntor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2020-11-09
LIGJ
Nr. 119/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 107/2014, “PËR
PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 28, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. KKT-ja është autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi
për llojet e zhvillimit komplekse, të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit dhe ato që lidhen me
çështje, zona, objekte të rëndësisë kombëtare apo me investime strategjike për interesat e vendit,
si dhe për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe ndërtimi për objektet brenda brezit
të
zhvillimeve të kontrolluara, sipas përkufizimit të ligjit për menaxhimin e integruar të zonës
bregdetare. KKT-ja vendos miratimin e rregulloreve të veçanta për kushtet e zhvillimit për rastet
në kompetencë të saj.”.
Neni 2
Në nenin 38, pas pikës 2, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Për rastet të cilat shqyrtohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit, leja e zhvillimit është e
detyrueshme vetëm për rastet në të cilat objekti parashikohet të ndërtohet në faza.”.
Neni 3
Në nenin 39, pas pikës 4, shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.