Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar

Ligji nr. 22/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2026
Data e miratimit
3 shkurt 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 42, 23 shkurt 2026
Hyn në fuqi
10 mars 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2026-02-23

LIGJ

Nr. 22/2026

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 221, DATË 4.2.2010,

“PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”, I NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, të ndryshuar, bëhen disa

shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 13 ndryshohet si më poshtë:

“13. “Shqetësim” është një formë diskriminimi që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar,

kur lidhet me cilëndo nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, e cila ka për qëllim ose efekt

cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues

ose ofendues për këtë person.”.

2. Pika 15 ndryshohet si më poshtë:

“15. “Udhëzim për të diskriminuar” përbën një formë diskriminimi dhe është një udhëzim ose

kërkesë për të diskriminuar një ose më shumë persona në bazë të shkaqeve të përmendura në nenin

1 të këtij ligji.”.

3. Në pikën 17 pas togfjalëshit “të nenit 1” shtohet togfjalëshi “dhe nenit 2”.

4. Pas pikës 17 shtohen pikat 18 dhe 19 me këtë përmbajtje:

“18. “Viktimë” është çdo person ose grup personash, të cilët pretendojnë se janë diskriminuar

sipas kuptimit të parashikimeve të këtij ligjit ose ligjeve të tjera që rregullojnë barazinë në trajtim,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.