Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
Ligji nr. 120/2020, datë 7 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 120/2020
- Data e miratimit
- 7 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 9 nëntor 2020
- Hyn në fuqi
- 24 nëntor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2020-11-09
LIGJ
Nr. 120/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998,
“PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 2
Ky ligj zbatohet për të gjitha projektimet, zbatimet, mbikëqyrjet dhe kolaudimet e punimeve
të ndërtimit, që realizohen nga persona fizikë dhe juridikë, vendës ose të huaj, në territorin e
Republikës së Shqipërisë.”.
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
Neni 2
“Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Punime ndërtimi” janë të gjitha punimet e ndërtimit për objektet që ndërtohen ose
instalohen në territor, me vendosje të palëvizshme apo të përkohshme, që zhvillohen nën ose
mbi tokë, çdo proces ndërtimi, gërmimi, prishjeje, zgjerimi, riparimi, rinovimi, si dhe çdo
ndërhyrje tjetër në territor.
2. “Auditim teknik” është aktekspertiza e thelluar, që vlerëson gjendjen teknike të një objekti
dhe kapacitetet e tij mbajtëse.
3. “Objekte me akses publik” janë të gjitha objektet ku, pavarësisht nga statusi i pronësisë së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.