Për ratifikimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve për udhëtarët
Ligji nr. 121/2020, datë 7 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 121/2020
- Data e miratimit
- 7 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 187, 26 tetor 2020
- Hyn në fuqi
- 10 nëntor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 187, datë 2020-10-26
LIGJ
Nr. 121/2020
PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE
TË BASHKUARA TË AMERIKËS LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN PËR
PËRDORIMIN E INFORMACIONEVE PËR UDHËTARËT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe
qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e
informacioneve për udhëtarët, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e
tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 7.10.2020
Shpallur me dekretin nr. 11793, datë 19.10.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN PËR
PËRDORIMIN E INFORMACIONEVE MBI UDHËTARËT
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, Departamenti për
Kufirin dhe Migracionin, dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga
Departamenti i Sigurisë së Brendshme i Shteteve të Bashkuara (DSB), Agjencia për Mbrojtjen
Doganore e Kufitare të SHBA-së (AMDK), (në tekstin e mëtejshëm të referuar si “Palët”),
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.