Ligj

Për metrologjinë

Ligji nr. 126/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
126/2020
Data e miratimit
15 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 222, 18 dhjetor 2020
Hyn në fuqi
2 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2020-12-18

LIGJ

Nr. 126/2020

PËR METROLOGJINË1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim të sigurojë:

a) përdorimin e njësive matëse në përputhje me Sistemin Ndërkombëtar të Njësisë;

b) gjurmueshmërinë e standardeve të matjes së Republikës së Shqipërisë ndaj standardeve

ndërkombëtare dhe standardeve kombëtare të vendeve të tjera;

c) matje uniforme në Republikën e Shqipërisë dhe besim në rezultatet e matjeve të kryera në

funksion të tregut;

ç) lëvizjen e lirë të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara, të cilat janë objekt i

markimit CE, dhe markimin metrologjik;

d)

lëvizjen e lirë të produkteve të parapaketuara nëse ato kanë shenjën e konformitetit dhe

harmonizimin e metodave për matjet dhe kontrollin metrologjik;

dh) mbështetjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së përshtatshme metrologjike, që të sigurojë

gjurmueshmërinë e rezultateve të matjes;

drejtimin dhe financimin e aktiviteteve të kërkimit dhe zhvillimit në metrologji;

e)

ë) komunikimin e shpejtë, të saktë dhe lehtësisht të kuptueshëm dhe shkëmbim informacioni

për çështjet metrologjike;

f) mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shtetit nga rezultatet e pasakta të matjeve të

instrumenteve matëse.

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.