Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”

Ligji nr. 124/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
124/2020
Data e miratimit
15 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 191, 3 nëntor 2020
Hyn në fuqi
18 nëntor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2020-11-03

LIGJ

Nr. 124/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10221, DATË 4.2.2010,

“PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, bëhen shtesat dhe

ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1, ndryshohet, si më poshtë:

Neni 1

“Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në

lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen

ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat

e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore,

moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore,

predispozicionet gjenetike, pamjen e jashtme, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të

veçantë, ose me çdo shkak tjetër.”.

Neni 3, ndryshohet, si më poshtë:

Neni 2

“Neni 3

Përkufizimet

1. “Diskriminim” është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë, bazuar në cilindo

shkak të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qëllim ose pasojë pengesën ose bërjen të

pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët të të drejtave e lirive themelore të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.