Ligj

Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit

Ligji nr. 127/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
127/2020
Data e miratimit
15 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 12 nëntor 2020
Hyn në fuqi
27 nëntor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2020-11-12

LIGJ

Nr. 127/2020

PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E

MJETEVE LUNDRUESE TURISTIKE DHE TË ARGËTIMIT

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon mënyrën elektronike të regjistrimit, të përdorimit dhe të kontrollit të mjeteve

lundruese turistike dhe të argëtimit, të klasifikuara si të tilla nga shoqëria klasifikuese, me

kapacitet deri në 12 pasagjerë, pa përfshirë ekuipazhin e mjetit lundrues, me motor me fuqi mbi

30 kilovatë/orë (KW) ose 40.8 kuaj/fuqi (KF) dhe tonazh nën 500 grostonë (GT).

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për mjetet lundruese turistike dhe të argëtimit, të klasifikuara si të tilla nga

shoqëria klasifikuese, me kapacitet deri në 12 pasagjerë, pa përfshirë ekuipazhin e mjetit lundrues,

me motor me fuqi mbi 30 KW ose 40.8 KF dhe tonazh nën 500 GT, që mbajnë flamurin

shqiptar ose përdorin hapësirën detare shqiptare dhe ujërat e brendshme tokësore.

2. Ky ligj nuk zbatohet për mjetet lundruese në përdorim të Forcave të Armatosura, të

kapitanerisë së porteve, të forcave të policisë, të doganave dhe të organeve të tjera të

parashikuara me ligj.

Neni 3

Përkufizime

1. Për qëllimin e këtij ligji përkufizimet kanë këto kuptime:

a) “Certifikatë regjistrimi” është dokumenti që përfitohet pas regjistrimit të pronësisë për

mjete lundruese mbi 15 ml.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.