Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar

Ligji nr. 125/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
125/2020
Data e miratimit
15 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 191, 3 nëntor 2020
Hyn në fuqi
18 nëntor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2020-11-03

LIGJ

Nr. 125/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006,

“PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e deputeteve,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1, pika 2 riformulohet si më poshtë:

“2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore dhe me masa të tjera të nevojshme të pjesëtarëve

të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke u kushtuar vëmendje të veçantë grave,

vajzave, fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, subjekt i këtij ligji, sipas

nenit 3 të tij.”.

Neni 2

Në nenin 3, pika 3 riformulohet si më poshtë:

“3. “Dhunues” është çdo person i dyshuar dhe/ose i paditur për ushtrimin e dhunës në

marrëdhëniet familjare përpara organeve kompetente.”.

Në nenin 9, në pikën 1 fjala “dhunuesit/es” zëvendësohet me fjalën “dhunuesit”.

Neni 3

Neni 4

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Paragrafi i parë i pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Gjykata, si masë mbrojtëse të dhunës në familje, urdhëron menjëherë largimin e

dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar, kur viktima dhe dhunuesi banojnë në të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.