Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Ligji nr. 122/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 122/2020
- Data e miratimit
- 15 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 12 nëntor 2020
- Hyn në fuqi
- 27 nëntor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2020-11-12
LIGJ
Nr. 122/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i parë i nenit 10, ndryshohet, si më poshtë:
“Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i
vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, u nënshtrohet detyrimeve të parashikuara
në këtë kre.”.
Neni 11, ndryshohet, si më poshtë:
Neni 2
“Neni 11
Shkalla tatimore
Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen
tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 8
(tetë) milionë lekë, është 0 (zero).”.
Neni 15 shfuqizohet.
Neni 16, ndryshohet, si më poshtë:
Neni 3
Neni 4
“Neni 16
Deklarimi
Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është i detyruar
që deri më 10 shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë një deklaratë vjetore
tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, si
dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.