Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 123/2020, datë 15 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 123/2020
- Data e miratimit
- 15 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 12 nëntor 2020
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2020-11-12
LIGJ
Nr. 123/2020
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E
SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:
Neni 1
Pas pikës 8, të nenit 49, “Shkallët e reduktuara”, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:
“9. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e
shërbimit të punimeve të ndërtimit për investimet shtetërore të klubeve sportive/federatave
sportive apo për investimet e subjekteve private në infrastrukturën sportive, të përcaktuar në
legjislacionin e fushës për sportin, është në nivelin 6 për qind.”.
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2021.
Neni 2
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 15.10.2020
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.