Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri"
Ligji nr. 129/2020, datë 22 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2020
- Data e miratimit
- 22 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 202, 19 nëntor 2020
- Hyn në fuqi
- 4 dhjetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2020-11-19
LIGJ
Nr. 129/2020
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10242, DATË 25.2.2010,
“PËR INSTITUTIN E STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT
NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me
propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10242, datë 25.2.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e
Komunizmit në Shqipëri” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, shkronja “a” riformulohet si më poshtë:
“a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944
deri më 8 dhjetor 1990.”.
Neni 2
Në nenin 11, pika 1, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Shkronja “ç” riformulohet si më poshtë:
“ç) propozon në Kuvendin e Shqipërisë strukturën dhe organikën e institucionit;”.
2. Pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “ç/1” me këtë përmbajtje:
“ç/1) propozon në Këshillin e Ministrave buxhetin vjetor të institucionit;”.
Neni 3
Në nenin 19, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Struktura dhe organika e punonjësve të Institutit miratohen me vendim të Kuvendit të
Shqipërisë.”.
Neni 4
Dispozitë kalimtare
Ngarkohet Kuvendi i Shqipërisë të miratojë strukturën dhe organikën e Institutit, sipas
përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Neni 5
Hyrja në fuqi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.