Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike, psikotrope dhe të kontrolluara”, i ndryshuar
Ligji nr. 17/2026, datë 3 shkurt 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2026
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 41, 20 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2026-02-20
LIGJ
Nr. 17/2026
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7975, DATË 26.7.1995,
“PËR BARNAT NARKOTIKE, PSIKOTROPE DHE TË KONTROLLUARA”,
I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike, psikotrope dhe të kontrolluara”, të
ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
Neni 1
1. Në listën II të Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971, bashkëlidhur ligjit, shtohen
substancat sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Në listën IV të Konventës për Lëndët Psikotrope të vitit 1971, bashkëlidhur ligjit, shtohen
substancat sipas shtojcës nr. 2, që i bashkëlidhet këtij ligji.
3. Në listën I të Konventës Unike për Lëndët Narkotike të vitit 1961, bashkëlidhur ligjit, shtohen
substancat sipas shtojcës nr. 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.2.2026.
Shpallur me dekretin nr. 80, datë 18.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
Shtojca nr. 1
Kodi IDS
Numri Cas
PH 003
Shtojca nr. 2
Kodi IDS
Numri Cas
Emri ndërkombëtar
jopronësor
Hexahydrocannabinol
(HHC)
Emri ndërkombëtar
jopronësor
Emra të tjerë
jopronësor ose
emra të
zakonshëm
Emra të tjerë
jopronësor ose
emra të
zakonshëm
Emërtimi kimik
Emërtimi kimik
PC 018
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.