Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar

Ligji nr. 128/2020, datë 22 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
128/2020
Data e miratimit
22 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 19 nëntor 2020
Hyn në fuqi
4 dhjetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2020-11-19

LIGJ

Nr. 128/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10440, DATË 7.7.2011,

“PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS”, TË NDRYSHUAR𐀀

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 4 shfuqizohet.

Neni 1

Neni 2

Në nenin 5 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:

“a) projektet ose pjesë të projekteve, të përcaktuara në shtojcat I dhe II të këtij

ligji, të

hartuara për qëllimet e mbrojtjes kombëtare dhe/ose për përballimin e emergjencave civile, për

të cilat argumentohet se vlerësimi i ndikimit të tyre në mjedis bie ndesh me qëllimet e mbrojtjes

kombëtare dhe/ose përballimin e emergjencave civile;”.

2. Në shkronjën “b”, pas togfjalëshit “Ministria e Mbrojtjes” shtohet togfjalëshi “dhe/ose

autoriteti përgjegjës për emergjencat civile” dhe pas togfjalëshit “e ndikimeve të rëndësishme

negative” shtohet togfjalëshi “të drejtpërdrejta ose jo në mjedis.”.

Neni 3

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. “Vlerësimi

i ndikimit në mjedis (VNM)” është procesi që kryhet për vlerësimin e

ndikimeve të rëndësishme, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis nga projekte të propozuara publike

ose private nëpërmjet:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.