Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 133/2020, datë 29 tetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
133/2020
Data e miratimit
29 tetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 217, 14 dhjetor 2020
Hyn në fuqi
29 dhjetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2020-12-14

LIGJ

Nr. 133/2020

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 108/2014

“PËR POLICINË E SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave dhe të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime.

Neni 1

1. Në nenin 6 pas pikës 29 shtohet pika 29/1 me këtë përmbajtje:

“29/1. “Veprimtari informative” është çdo veprim apo masë e Policisë së Shtetit, përfshirë

informacionet e marra nga përdorimi i teknikave të gjurmimit apo mbikëqyrjes së veçantë të

komunikimeve joelektronike, dokumentimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi, në kuadër të

parandalimit të kryerjes së veprave penale, hetimit penal apo ruajtjes së rendit e të sigurisë

publike.”.

Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 7/1

Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të

Organizuar

1. Pranë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë e rendit publik krijohet dhe funksionon

Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar.

2. Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar

ka për objekt të veprimtarisë së tij hartimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e

strategjive dhe të planit të masave për parandalimin e krimit të organizuar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.